Moti 2 scaled

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë do të ndikohet gjatë ditës së sotme nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale kthjellimesh.

Nga orët e para të ditës dhe deri në orët e vona të pasdites, parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formë shtrëngatash.

Pas orëve të pasdites dhe orët e vona të mbrëmjes, parashikohet reshje shiu me intensitet mesatar në të gjithë territorin ndërsa në zonën e jugut reshjet me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave  pritet të fitojë shpejtësi deri 15 m/sek , me valëzimin në dete të forcës 3-4 ballë. 

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 10/19 Re shi diell
Kukës 5/15 Re shi diell
Lezhë 10/20 Re shi diell
Dibër 9/15 Re shi diell
Durrës 10/19 Re shi diell
Tiranë 12/20 Re shi diell
Elbasan 9/20 Re shi diell
Berat 12/20 Re shi diell
Vlorë 11/22 Re shi diell
Korçë 6/14 Re shi diell
Gjirokastër 9/19 Re shi diell
Sarandë 12/21 Re shi diell
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights