Shërbimi Meteorologjik Ushtarak (SHMU) njofton se vendi ynë do të ndikohet sot nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare deri në orët e mesditës. Pas mesditës pritet shtim gradual i vranësirave mesatare deri të dendura në pjesën më të madhe të territorit.
Era do të fryjë nga verilindja në juglindje me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të arrijë deri në 9 m/s. Deti do të ketë valëzim 1–2 ballë.
