Moti 2 scaled

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet me vranësira mesatar e deri të dendura  si dhe alternime kthjellimesh prej orëve të mesditës kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në zonën e jugperëndimit hera-herës reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Pas orëve të pasdites reshjet humbasin territor duke mbetur prezente përgjatë vijës bregdetare me intensitet kryesisht të ulët. Në relievet e larta malore në verilindje-juglindje të vendit reshje bore me intensitet të ulët.

Era ka fryrë me drejtim kryesor juglindje-jugperëndim me shpejtësi 7m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi 10m/s, me valëzimin në det të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 4/13 Re shi diell
Kukës 2/13 Re shi/borë diell
Lezhë 5/13 Re shi diell
Dibër 2/10 Re shi/borë diell
Durrës 9/17 Re shi diell
Tiranë 10/17 Re shi diell
Elbasan 7/15 Re shi diell
Berat 9/17 Re shi diell
Vlorë 12/17 Re shi diell
Korçë 4/10 Re shi/borë diell
Gjirokastër 7/16 Re shi diell
Sarandë 8/17 Re shi diell
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights