Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e enjte vendi ynë parashikohet me mot të paqëndrueshëm, por dhe me kthjellime afatshkurtra dhe vranësira të cilat shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në të gjithë vendin, ndërsa lokalisht deri me intensitet mesatar në formë shtrëngatash afatshkurtra.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jug me shpejtësi mesatare 7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri 17 m/sek, me valëzimin në dete të forcës 2-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 9/17 | Diell re shi |
| Kukës | 3/11 | Diell re shi |
| Lezhë | 10/17 | Diell re shi |
| Dibër | 4/12 | Diell re shi |
| Durrës | 13/20 | Diell re shi |
| Tiranë | 14/21 | Diell re shi |
| Elbasan | 10/19 | Diell re shi |
| Berat | 12/21 | Diell re shi |
| Vlorë | 14/22 | Diell re shi |
| Korçë | 4/13 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 8/19 | Diell re shi |
| Sarandë | 11//19 | Diell re shi |
