if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
1755765507 arberveliaj

Vëllai i kryebashkiakut të Tiranës, Arbër Veliaj, është paraqitur këtë të enjte, 21 gusht, në ambientet e SPAK.

Ai do të pyetet nga prokurorët në cilësinë e personit që ka dijeni mbi hetimin e nisur ndaj Erion Veliajt.

Kujtojmë se vetëm pak javë më parë, Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi ankimimin e Arbër Veliajt, për kontrollet e kryera nga SPAK në dhjetor 2024, në banesat e tij apo biznese.

Ndërkohë, më 25 maj, Gjykata e Lartë pranoi rekursin e paraqitur nga Arbër Veliaj dhe vendosi që çështja të rikthehej për rishqyrtim në Gjykatën e Apelit të Posaçëm, tek i njëjti trup gjykues.

Më 23 korrik, kryetari i Bashkisë së Tiranës, u shpall zyrtarisht i pandehur për disa akuza të rënda, mes të cilave korrupsion, deklarim i rremë i pasurisë dhe pastrim parash.

Së fundmi, Veliaj i ka drejtuar GJKKO-së kërkesën për shpalljen e pavlefshmërisë së hetimeve të kryera nga SPAK.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights