Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së për sigurinë e qytetarëve dhe bizneseve amerikane në Shqipëri nuk është “pa bazë” dhe bëri thirrje që NATO të forcojë mbrojtjen e hapësirës ajrore të vendit.
Në një prononcim për mediet nga Shkodra, ku mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 35-vjetorit, në nderim të katër martirëve të vrarë më 2 prill 1991, Berisha tha se për aktet e brendshme duhet që forcat e rendit të garantojnë sigurinë.
“Thirrja që lëshon ambasada amerikane një muaj pas luftës në Gji, absolutisht nuk është pa bazë. Nuk lëshohet një paralajmërim pa një bazë. Kjo është e sigurt”, tha Berisha.
“A është Shqipëria në një armiqësi me Iranin, kjo nuk diskutohet, nuk fshihet. Tani cili është qëndrimi ynë? Unë i bëj thirrje Aleancës së Atlantikut të Veriut, ashtu siç po mbron Turqinë, të na garantojë mbrojtjen kundërajrore nga aktet e tyre. Kurse për aktet e brendshme, duhet që forcat e rendit të garantojnë rendin dhe qetësinë. Këtu është gjëja më e domosdoshme”, tha Berisha.
Ai tha se krahasimet e bëra me protestat e opozitës, janë “mjerane” dhe të pabaza.
“Ata e kanë lëshuar për qytetarët amerikanë dhe kompanitë amerikane që operojnë, por nuk asnjë të keqe, secili të ketë parasysh të vazhdojmë jetën normale dhe t’i bëjmë thirrje NATO-s të përforcojë mbrojtjen e hapësirës ajrore të Shqipërisë
