Kryeministri Edi Rama ka prezantuar detaje të paketës së re fiskale që do të përfshihet në buxhetin e vitit të ardhshëm, duke thënë se qeveria nuk premton vetëm për vota, por angazhohet për zbatimin e politikave të premtuara.
Gjatë fjalës së tij Rama premtoi mbylljen e çështjeve të vjetra tatimore dhe vendosjen e një marrëdhënieje të re mes shtetit dhe sipërmarrjes.
Paketa fiskale e parashikuar qysh në buxhetin e vitit të ardhshëm do të hapë një kapitull të ri. Paqja fiskale e promovuar gjatë procesit elektoral është tanimë një paketë e shkruar, e konceptuar për të forcuar bashkëpunimin mes administratës tatimore dhe sipërmarrjes dhe anasjelltas. Dhe do të mbyllim çështjet e vjetra.
Por si do të mbyllen çështjet e vjetra? Procesi do të realizohet në dy forma kryesore. Së pari, falje për të gjitha detyrimet e prapambetura, që i përkasin periudhave më të hershme se 10 vite të regjistruara në detyrimet tatimore.
Pesë deri në 10 vite, nëse shuma paguhet njëherësh.
Fshirje 25% e detyrimeve në të njëjtën periudhë, nëse shumat paguhen me këste brenda një viti. Fshirje e gjobave dhe kamatvonesave…”, tha Rama.
