Papaja është një
frut tepër i shëndetshëm tropikal, që i përket familjes Caricaceae, ku origjina
e tij është nga Meksika dhe Amerika Qendrore.


 

Sot ky frut
kultivohet kryesisht në vendet me klimë tropikale dhe ato subtropikale.

Ky frut tropikal ka
shumë vlera ushqyese, dhe njihet veçanërisht për sasinë e lartë të
antioksidantëve, që mund të zvogëlojnë inflamacionin, të luftojnë sëmundjet dhe
t’ju ndihmojnë të dukeni të rinj.

I pasur me lëndë
ushqyese

Pajapa përmban sasi
të kalciumit, magnezit dhe vitaminave B1, B3, B5, E, K , C dhe A.

Gjithashtu përmban
antioksidantë të shëndetshëm dhe shumë proteina.

Redukton qelizat
tumoriale

Hulumtimet
sugjerojnë se likopeni tek papaja, mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit dhe
mund të jetë i dobishëm për njerëzit që trajtohen për kancer.

Papaja mund të
funksionojë duke zvogëluar radikalet e lira që kontribuojnë tek kjo sëmundje.

Mund të përmirësojë
shëndetin e zemrës

Shtimi i papajes në
regjimin tuaj ushqmior mund të përmirësojë shëndetin e zemrës.

 

Studimet tregojnë
se frutat e larta në likopen dhe vitaminë C mund të ndihmojnë në parandalimin e
sëmundjeve të zemrës.

Antioksidantët tek
papaja mund të mbrojnë zemrën tuaj dhe të rrisin efektet mbrojtëse të
kolesterolit “të mirë”.

Mund të luftojë
inflamacionin

Inflamacioni kronik
është rrënja e shumë sëmundjeve. Ushqimet jo të shëndetshme dhe stili i
jetesës, mund të nxisin procesin inflamator.

Studimet tregojnë
se frutat dhe perimet e pasura me antioksidantë si papaja, ndihmojnë në
zvogëlimin e inflamacionit në trup.

Mund të përmirësojë
tretjen

Enzima papain tek
kt frut mund të tresë më lehtë proteinat.

Njerëzit në tropik
e konsiderojnë papajën si ilaç kundër kapsllëkut dhe simptomave të tjera të
sindromës së zorrëve të irritueshme.

Mbron kundër
dëmtimit të lëkurës

Përveç mbajtjes së
trupit tuaj të shëndetshëm, papaja mund të ndihmojë lëkurën tuaj të duket më e
tonifikuar dhe rinore.

Vitamina C dhe
likopeni tek papaja mbrojnë lëkurën tuaj dhe mund të ndihmojnë në zvogëlimin e
shenjave të shkaktuara nga dielli.

 

 

 

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights