Panairi Klikut, biznesi turk, interes për zgjerimin e sipërmarrjeve në Shqipëri
Panairi ndërkombëtar i Tiranës, shërbeu si një urë lidhëse për prurjen e investimeve të huaja në Shqipëri.
Gjatë katër ditëve të panairit, dhjetëra sipërmarrje të huaja nga më shumë se 25 shtete të botës prezantuan investime, projekte dhe produktet e tyre me ambicjen për zgjeruar sipërmarrjet e tyre në tregun shqiptar.
Cemal Turkmendag, një sipërmarrës nga Antalia e Turqisë, tha se ndihej optimist per të nisur bashkëpunimin në Shqipëri .
“Ne operojmë prej vitesh në sektorin agroushqimor. Jemi eksportues kryesor të materialeve bazë në sektorin e pastiçerisë.
Kompani jonë eksporton në disa shtete duke filluar që nga vendet e Rajonit, Ballkanit, Azisë dhe Lindjes së Mesme.
Jemi të kënaqur që jemi në Shqipëri, pasi është një vend me të cilin kemi shumë lidhje miqësore dhe synojmë të zgjerojmë veprimtarinë tonë të biznesit në tregun shqiptar”.
Perfaqesuesi turk na tregoi se, kompania e tij është pjesëmarrëse në shumë veprimtari panairesh nëpër botë. “Ndërsa jemi për herë të parë në Tiranë dhe e shohim Shqipërinë si një vend që ka një potencial të madh zhvillimi”, tha ai.
‘Pjesmarrja jonë këtu na shërben për të identifikuar tregun me produktet homologe. Prodhimet tona jane të cilësisë së lartë dhe jemi besim plotë se do të kemi sukses në Shqipëri, për shtrirjen e biznesit tonë në sektorin e hotelerisë, pasticerisë e furrave të bukës”, theksoi Turkmendag.
Një tjetër kompani turke me përfaqësues Ticaret Uzmani, mori pjesë për herë të parë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës, që u zhvillua nga dat 1- 4 dhjetor,në Pallatin e Kongreseve.
Uzmani në një prononcim për mediat u shpreh se, kompania operon në fushën e ndërtimit dhe gjatë takimve B2B që ka zhvilluar në panair me homologë shqiptar por dhe të huaj pjesëmarrës në Panair, ka parë një interes të shtuar për bashkëpunim.
Turqia është një partner i rëndësishëm i Shqipërisë në tregtinë ndërkombëtare. Sipas statistikave zyrtare mbi tregtinë e jashtme për periudhën janar-tetor, sipas të cilit Turqia renditet partneri i dytë tregtar, duke zënë 8.4 % të vëllimit.
Shkëmbimet tregtare me Turqinë në 10-mujorin e këtij viti, kanë arritur 99.6 miliardë lekë. Shqipëria dhe Turqia kanë nënshkruar marrëveshjen e tregtisë së lirë mes dy vendeve në vitin 2006, e cila ka hyrë në fuqi në maj të 2008-s.
Pavijoni i Turqisë rikthehet këtë herë në edicionin e 28-të të panairit “Klik Ekspo Klik” si Honour Country, nën organizmin e Dhomës së Tregtisë së Stambollit, duke sjell ekspozuesit më të spikatur në fushën e industrisë, agroushqimore, teknologji për bujqësinë dhe blegtorinë deri tek dizajni dhe arredimi.