Skender

Nga Skënder MULLIQI

A ka pasur mundësi të bëhet ‘pajtim politik’, pas përfundimit të luftës?Praktika njeh shumë terma , por askund nuk është regjistruar “pajtimi politik”.Shoqëritë kishin dalë nga sistemet totalitare –komuniste, kështu edhe shoqëria  e Kosovës nga komunizmi jugosllav-serbian. U kalua në sistemin pluralist demokratik shumë partiak. Për shkak së sa po dolëm nga lufta çlirimtare vështirë ishte të shohim konstruktin shoqëror sipas modelit të ri të pluralizmit. Nuk mund të shihnim pluralizmin në një gjendje të afërt më luftën. Vendi kërkonte rindërtim se ishte shkatërruar nga flakët e luftës .Njerëzit gjithë vëmendjen kishin të sigurojnë  një kulm mbi kokë.

Pajtimi politik ne fakt pas lufte dhe mos aprovimi i ligjit të lustracionit ju hynte ne funksion njerëzve të jugosllavizmit-serbizmit politik. Lustracioni nuk u kry kurrë që do tu jepte fund  kuadrove të mbetura me logjikë komuniste jugosllave-serbiane. Ka ardhur koha e hapjes se dosjeve politike , ku ne te njëjtën kohë të miratohen ligje për verifikimin e të gjitha kuadrove politike dhe ne të gjitha sistemet .Ai bëhet një konstruksion politik i sapo krijuar përmes të cilit elitat   me logjikë socialiste nuk do të na hiqen qafe, madje duke na shitur patriotizëm, duke  ruajtur rrjetet dhe privilegjet e tyre. Ne kurrë si shtet nuk u morëm me  hulumtime se sa përqind të këtyre njerëzve gjenden të inkuadruar në institucione dhe ne sektorë të ndryshme private. Këta njerëz janë shumë të dëmshëm, se i stopojnë të gjitha proceset zhvillimore dhe  avancimin e demokracisë dhe lirisë .

Është e qartë se kjo nuk është rastësi, është çështje vazhdimësie. I kemi ende një pjesë të tyre  në pozicionet universitare,  në kompani, drejtësi,  konglomeratit mediatike  etj. Doli që demokracia e re nuk ishte një kërcënim për privilegjet e tyre. Dhe, kur të tjerët ‘sfidojnë’ sistemin duke kandiduar për poste, ata hasin  në rezistencë, vonesë dhe  shpifje. Nekomunistët janë shumë të rafinuar, dinë të përshtatën dhe janë shumë dinak. Rrjetet e trashëguara të politikës neokomuniste , të cilët po bllokojnë demokracinë , duhet të zhbëhen për të mirën e shtetit të Kosovës. Ndarja sipas ideologjisë  nuk është simptomë është një mburojë për elitat e vjetra , e cila u mundëson atyre të sundojnë pa i sunduar, duke ofruar  regjim despotik që ,mbijeton mbi bazat e klientelizmit. Të krijosh një konstrukt shoqëror të pa plotë dhe të dyshimtë , duke  mos zbatuar reforma përmes ligjit të lustracionit , është e keqe  ndaj popullit. Po dalim në zgjedhje në kuadër të sistemit shumë partiak pluralist, ndërsa ende  po jetojmë më logjikën e shekullit të kaluar. Secili duhet të përgjigjet për vete.

Duhet të punojmë shumë për zhvillimin e balancuar dhe të avancuar që të jetojmë më mirë se më parë. Muajit e  fundvitit  shënuan  polarizim në rritje  në skenën politike ashtu edhe në shoqëri. Frustrimet politike po manifestohen gjithnjë e më shumë përmes paraqitjeve politike agresive  duke na shkaktuar shumë dëme. Këto janë kriza të sajuara, artificiale  për pushtet. Çdo devijim nga parimet themelore – integriteti territorial dhe sovraniteti – do të krijonte një precedent të rrezikshëm. Prioritetet për vitin e ardhshëm është hyrja e Kosovës në strukturat  relevante të BE-së dhe në NATO. Kjo  do të ndodhë , nese  gjendet një gjuhë përbashkët bashkëpunimi mes partive politike,  për të formuar organet e reja të pushtetit ekzekutiv pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Institucionet do të vazhdojnë të bëjnë gjithçka që është e mundur për të siguruar që qytetarët në Kosovë të jetojnë një jetë më të mirë…Hapja e dosjeve siç e kam thënë disa here është kusht për inkuadrimin e Kosovës ne strukturat relevante te BE-së.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights