Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm, i cili e goditi sot Turqinë.

Ajo ka shprehur gatishmërinë e Republikës së Kosovës për të ofruar ndihmën e nevojshme për popullin e Turqisë, edhe nëpërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

“Bashkëndjej me të gjitha komunitetet e prekura nga tërmeti shkatërrues në Turqi.

Ngushëllimet më të thella për të gjitha jetët e humbura dhe i uroj shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve. Solidaritet i plotë me popullin e Turqisë.

Republika e Kosovës është gati të ofrojë mbështetjen e nevojshme edhe nëpërmjet FSK-së”, ka shkruar presidentja Osmani.

Sot në orët e hershme të mëngjesit Turqia është përballur me një tërmet me magnitudë 7.8 shkallë të Rihterit, duke lënë qindra të vdekur e qindra të plagosur.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights