Policia njofton se është ekstraduar sot nga Spanja shtetasi Leonard Luzi alias Leonard Sejno, 47-vjeç.
Bëhet me dije se ky person kishte organizuar dhe porositur shtetasin Amarildo Nikolli për të vrarë Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla, ngjarje kjo e mbetur në tentativë pasi ekzekutori u arrestua në flagrance nga policia para se të kryente vrasjen.
Për atentatin ndaj Hajrullës, tre persona kanë rënë në pranga, Muharem Koroveshi, Amarildo Nikolli dhe Leonard Luzi që u kap më 18 korrik në Spanjë dhe u ekstradua sot.