Mentor kikia ps pd 2025

Ku ndryshon PS-ja nga PD-ja… Përtej të gjithave…një ndryshim domethënës mes socialistëve dhe demokratëve (në nivel drejtuesish e kam fjalën), ështe së:

Socialistët, edhe kur nuk janë në lista, janë në fushatë për partinë, edhe kur shkarkohen si ministra nuk rebelohen por vazhdojnë të kontribuojnë. Edhe kur janë në listë të hapura dhe e kanë të sigurtë humbjen, sërish punojnë në fushatë.

Demokratët, shumica, nëse nuk futen në listë jo vetëm që nuk bëjnë fushatë por fillojnë e sulmojnë partinë.

Kam dëgjuar këto ditë ish- deputetë që kanë mbajtur mandatet për 1 apo 2 legjislatura. Meqë sivjet nuk ishin në lista, janë bërë më socialistë se socialistët. Ngelën nëpër ekrane duke bërë kritikun e partisë, e cila i ka dhënë mandatin më parë.

Epo nuk kam parë asnjë ish- deputet të PS që, meqë nuk është fitur në listë, të dale të bejë gam- gam kundër kolegëve të tij dhe partisë së tij.
Ta lëmë mënjanë gjithë debatin, jo manipulimi, vjedhja, presioni, shantazhi, shteti, pushteti, paraja….

Të marrurit me politikë kërkon edhe pak moral dhe integritet njerëzor. Shikoni sa nga ata që nuk fituan nga PD, do të duken tashmë tek selia. /Nga/Mentor KIKIA

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights