Sipas zhvillimeve më të fundit nga operacioni “Tempull”, në pranga janë vënë kanë përfunduar 4 shtetas në Berat. Policia ka sekuestruar 21 doza kokaine dhe 5 aparate celularë. Megaoperacioni kundër trafikimit të lëndëve narkotike u shtri në gjithë vendin ku u goditën 23 grupe kriminale dhe u arrestuan mbi 200 persona.
Më herët ditën e sotme arrestimet në Tiranë kanë shkuar në 90 gjithsej. Në Tiranë mes të arrestuarve bëhet e ditur se janë kapur dhe 5 gra shtatzëna dhe një 68 vjecare, të cilat janë përfshirë në lidhjet me drogën. Droga shpërndahej në Kombinat, ku sipas detajeve policia bën të ditur se shitësit kontaktoheshin të kamufluar si shitës dhe bënin shpërndarje me motor pranë blerësve. Grupet e fundit të kapura janë të përfshira në tregtinë e heroinës dhe kanabisit.
Në Vlorë janë lëshuar në total 90 urdhër arreste, ku deri tani janë ekzekutuar 16 prej tyre. Operacioni që përfshiu disa qytete të Shqipërisë të cilët janë ndërlidhur në përfshirjen e shit-blerjes së drogës pritet të sjellë ende arrestime të tjera.