if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Shkoder

Policia e Qarkut Shkodër ka zbuluar dhe asgjësuar gjithsej 3 mijë e 126 bimë të dyshuara Cannabis Sativa, gjatë kontrolleve intensive në terren, të zhvilluara në kuadër të luftës kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Kontrollet janë zhvilluar në disa nga njësitë administrative të qarkut, duke përfshirë Shalë, Pult, Shosh, Ana e Malit, Kastrat, Kelmend, Temal dhe Shllak, në kuadër të operacionit të koduar “Koordinata”.

Pas zbulimit të bimëve narkotike, Policia ka proceduar penalisht për shpërdorim të detyrave tre persona: dy kryetarë fshatrash dhe një roje mjedisi.

Rasti 1: Në territorin e njësive administrative Shalë, Pult, Shosh dhe Ana e Malit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 922 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Oblikë, shtetasin S. P.;

Rasti 2: Në territorin e njësive administrative Kastrat dhe Kelmend, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën dhe asgjësuan 1034 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Selcë, shtetasin A. D., dhe për rojën e mjedisit, shtetasin P. G.;

Rasti 3: Në territorin e njësive administrative Temal dhe Shllak, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën dhe asgjësuan 1170 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Operacioni do të vazhdojë në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, me qëllim goditjen e këtij fenomeni të paligjshëm dhe lirimin e zonave nga kultivimi i bimëve narkotike.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights