Behar Bajri ra në pranga një ditë më parë, ndërsa behet me dije se 43-vjeçari është mbajtur në vëzhgim nga pala shqiptare, e cila më pas ka lajmëruar autoritetet franceze për të kryer arrestimin.
43-vjeçari mësohet se u arrestua teksa ndodhej i vetëm në një lokal në Paris. Pala shqiptare ka oficer tonin që qëndron në Francë dhe bënë vëzhgimin e personave që janë në kërkim ndërkombëtar. Në momentin e ndërhyrjes, nuk ka bërë rezistencë ndaj oficerëve të policisë, ndërsa nuk iu gjet ndonjë send i jashtëligjshëm me vete, si armë.
Bajri pritet të ekstradohet pas vendimeve të të gjitha shkallëve të gjyqësorit në Francë, të cilat do të japin fjalët e fundit. Ironikisht, Franca ishte vendi që dha materialet e bisedave të SkyECC që zbërthyen ngjarjet kriminale në kuadër të dosjes “Metamorfoza”.
Hetimet nisën në vitin 2019 pas informacioneve nga autoritetet holandeze, belge dhe franceze që zbardhën komunikimet mes anëtarëve të grupit në rrjetet Enchro Chat dhe Sky.
Behar Bajri në dosjen “Metamorfoza” akuzohet si organizator i vrasjes së Gjin Boriçit për llogarit të të zhdukurit Ervis Martinaj, sigurimin e personave për vrasjen e mbetur në tentativë të Kleanthi Musabelliut, për llogari të biznesmenit Pëllumb Gjoka dhe porositës i vrasjeve që nuk u kryen asnjëherë të Dorian Dulit, Genc Tafilit dhe Ibrahim Licit. Të gjitha këto ngjarje, Behar Bajri i organizoi e planifikoi pas daljes nga burgu me masë të lehtësuar arresti, të firmosur nga prokurori Xhevahir Lita, i arrestuar pasi dyshohet se mori 30 mijë euro për këtë nder.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights