Një banore e zonës, që është ndër të parat që e ka gjetur efektivin e gjakosur, ka deklaruar se ai mund të kishte pak kohë që kishte rënë nga lartësia.

Ajo ka rrëfyer se efektivi i Shqiponjave Gentjan Meda, ishte i gjakosur, ndërsa dyshohet se ka rënë në disa gurë, çka ka ndikuar që pasojat të jenë më të rënda.

“Oh vdiqa, tha. Ishte i përgjakur ishte shtrirë aty tek gurët. Zoti e shpëtoftë. Ai mund të ketë pas rënë më herët aty, or mund të ketë qenë ora 6”, tha ajo.

Efektivi është transportuar drejt Spitalit të Traumës, ndërsa gjendja e tij paraqitet jashtë rrezikut për jetën.