Youtube klan thumbnails 2025 08 27t181019.691 1024x576
Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Posaçme AntiKorrupsion kanë ndërmarrë një operacion për arrestimin e disa personave, mes tyre dy punonjës të IMT-së (Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit). Inspektorët G.F dhe E.Ç, dyshohet se kanë marrë para nga një subjekt për të mos hequr tendat, ndërsa arrestimi i tyre është kryer në flagrancë te një lokal në Kombinat. Mësohet se dy inspektorë të tjerë janë shpallur në kërkim. Operacioni vjen pas denoncimit të bërë më herët në polici se këta persona mernin para tek biznese të ndryshme, duke mos vepruar ndaj shkeljeve të konstatuara. Pritet që SPAK të dalë me njoftim të plotë për rastin, ndërsa IMT ka reaguar përmes një deklarate zyrtare ku i konsideron sjelljet e tyre të papranueshme dhe njofton shkarkimin e menjëhershëm të inspektorëve. “Nga ngjarja e ndodhur ditën e sotme, ku katër punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit kanë shkelur rëndë ligjin, bëjmë me dije opinionin publik se institucioni ynë e dënon me vendosmëri këtë rast. Sjellje të tilla janë të papranueshme dhe IMT distancohet plotësisht nga këto veprime individuale,” thuhet në deklaratën zyrtare.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights