Obsh 1024x576
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) jep alarmin se sistemi shëndetësor i Gazës është në krize totale. Operacionet ushtarake të Izraelit vazhdojnë e po ashtu edhe zhvendosjet masive te popullsive. Katër spitale të mëdha në Gaza janë detyruar të pezullojnë shërbimet. Vetëm 19 nga 36 spitalet e Rripit të Gazës mbeten funksionale, ndërsa të paktën 94% e të gjitha institucioneve shëndetësore janë dëmtuar ose shkatërruar, sipas OBSH. Ministria e Shëndetësisë e Gazës ka njoftuar se 29 fëmijë dhe të moshuar që humbën jetën në ditët e fundit. Mes tyre ka edhe viktima që kanë ndërruar jetë nga uria dhe mijëra të tjerë rrezikohen. Mbrojtja Civile ka bërë të ditur se më shumë se 50 palestinezë u vranë dhe disa rezultojnë të zhdukur pas një sulmi ajror izraelit në një ndërtesë banimi në zonën Jabalia al-Balad në veri të Gazës. Ekipet e Mbrojtjes Civile e përshkruan skenën si një “masakër të tmerrshme”. Pavarësisht njoftimit të fundit izraelit për të lejuar një sasi bazë ndihme në Gaza, procesi përballet me sfida të mëdha. Izraeli ka sulmuar vazhdimisht anëtarët e policisë që sigurojnë shpërndarjen e ndihmave, duke krijuar një mjedis të paqëndrueshëm dhe duke u lejuar bandave të armatosura të përfitojnë nga situata.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights