Pas raportimeve se janë çifti më i ri i Hollivudit, Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid janë kthyer në një nga temat më të përfolura të shoëbiz-it të huaj.
Pas fotos së tyre të publikuar ku dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin, paparacët këtë radhë i kanë pikasur në Milano.
DailyMail ka publikuar foto të aktorit dhe supermodeles.
Leonardo DiCaprio duket se po shijon udhëtimin e tij në Milano pasi Hadid është atje për punë. Me rastin e sfilatës së Versace për Javën e Modës, ylli i Hollivudit mesa duket ka ndjekur partneren e tij të re në Itali.
27-vjeçarja eci në pistën për shfaqjen Pranverë/Verë 2023 të Versace të premten e kaluar gjatë Javës së Modës në Milano, përpara se të shkonte në një festë ku ishte e ftuar. Paparacët e “pikasën” DiCaprion në Milano teksa argëtohej me miqtë e tij, mbrëmjen e së shtunës.
Sipas burimit të Entertainment Tonight, të dy kalojnë shumë kohë së bashku, duke qëndruar larg kamerave dhe syve kureshtarë.
“Ata po jetojnë një dashuri të madhe”
Një burim nga rrethi i miqve të Leonardo DiCaprios tha së fundmi për Entertainment Tonight, se çifti i shumëpërfolur po jeton një dashuri të madhe: “Janë bashkë dhe duken shumë të dashuruar. Gjërat po shkojnë mirë mes tyre dhe të dy janë të lumtur.”
Aktori hollivudian, i cili së fundmi doli nga lidhja e tij pesëvjeçare me Camila Morone, pak ditë pasi ajo mbushi 25 vjeç, është parë me modelen e njohur në një tete-a-tete, duke konfirmuar zërat se ata janë së bashku.
Sipas një raporti të DailyMail, ky është çifti i ri i Hollivudit. Në fotot e publikuara, të dy shiheshin në një festë në Nju Jork.
Lidhja e tyre ka qenë në qendër të vëmendjes që në fillimet e veta dhe për arsyen se modelja e njohur është 27 vjeçe, gjë që duket se “thyen” “modelin e 25-shave” që DiCaprio ndjek me partnerët e tij.
Reagimi i prindërve të Hadid për dashurinë e re të vajzës së tyre
Babai i Gigi Hadid, Mohammed Hadid, thuhet se që në momentin e parë ka qenë i emocionuar për njohjen e re të vajzës së tij.
Siç tha 73-vjeçari për DailyMail: “E takova zotin DiCaprio rreth pesë vjet më parë. Mendoj se është një burrë shumë i mirë, më ka pëlqyer shumë.”
Ai madje theksoi se di për marrëdhënien e tyre, por nuk dëshiron të komentojë asgjë më shumë. “Ata janë miq, njihen prej kohësh. Nuk mendoj se janë çift, por as unë nuk i di të gjitha. Nuk i komentoj kurrë marrëdhëniet personale të vajzës sime, nuk më intereson me kë del ajo ”, tha ai.