Që prej shtatorit, dhjetëra mësues të zonës së Roskovecit nuk marrin lekët e transportit.

Përfaqësues të sindikatës së mësuesve deklaruan sot se do të nisin grevën duke e përshkallëzuar deri në pezullim të plotë të mësimit nëse nuk marrin përgjigje për këtë problematikë.

Janë 12 milionë lekë të vjetra që ZVA Roskovec nuk i ka paguar për transportin e mësuesve duke përfshirë edhe pagesën e vështirësisë në punë.

Desdemona Karafili, nënkryetare e sindikatës së mësuesve, tha se për këtë problematikë kanë nisur një letër dhe në kryeministri.

“Ne kemi që në shtator që na mbahen lekët e rrugës. Unë jam pjesë e sindikatës dhe në përfaqësi të mësuesve, kemi kryer veprimet tona dhe do ta përshkallëzojmë situatën duke kaluar deri në grevë nëse lekët e rrugës tonë do të mbahen.

Është një procedurë e jashtëligjshme.

Në shtator deri në dhjetor i bjer deri në 12 milionë lekë të vjetra që mbahen për të gjithë mësuesit e zonës.

Ne kemi çuar këtë letër me një peticion prej 34 firmash të mësuesve. Kemi çuar në organet kompetente në ZBA-në e Roskovecit, kemi çuar letër dhe në kryeministri.”, tha Karafili.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights