Avokati i kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, Genc Gjokutaj u shpreh përballë gazetarëve jashtë godinës së SPAK se klienti i tij ka zgjedhur që të përballet me faktet e prokurorëve në çështjen ndaj tij dhe të mos heshtë.
Ai shtoi se pala mbrojtëse e ish-Presidentit të Republikës do të paraqesë një rekurs brenda afatit ligjor, të cilin sipas tij janë duke e përfunduar.