Defea0d1 7e55 4be8 b759 84b9b09972d8 770x433

Pavarësisht vendimit për ndalimin e qarkullimit të monopatinave në rrugët e qytetit, një pjesë e të rinjve vijojnë të mos e respektojnë këtë rregullore.

Raportohet se disa prej tyre shprehen se nuk janë të informuar për ndalimin dhe pasojat që mund të vijnë nga shkelja e tij. Megjithatë, autoritetet janë të vendosura të zbatojnë masat e marra për rritjen e sigurisë rrugore.

Policia e Shtetit ka nisur sot një aksion në terren për bllokimin dhe sekuestrimin e monopatinave elektrike (scooterave) dhe mjeteve të tjera elektrike që qarkullojnë në kundërshtim me ligjin. Aksioni po zhvillohet në disa pika të Tiranës, përfshirë edhe kryqëzimin pranë

Universitetit “UFO”, ku janë kapur pamje të ndërhyrjes së forcave policore.

Zyrtarët e policisë bëjnë thirrje për respektim të plotë të rregullave dhe paralajmërojnë masa ndëshkuese për këdo që i shkel ato.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights