900 0 1759824109xfsdfsdfsfs

Gjykata e Apelit në Tiranë ka rrëzuar kërkesën e Gjon Shkambit për dalë nga paraburgimi.

Me argumentin se nuk është autori i krimit që tronditi vendin me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja si dhe plagosjen e dy personave të tjerë palë në proces, Shkambi iu drejtua Apelit me ankim ndaj arrestit në burg caktuar nga Shkalla e Parë.

Gjon Shkambi pretendon se nuk la pasur dijeni për veprimet e nipit të tij Elvis Shkambi që zbrazi armën ndaj gjyqtarit Kalaja sapo ky i fundit lexoi vendimin kundër kërkesës së tij lidhur me një konflikt pronësie.

Nipi 30-vjeçar, Elvis Shkambi, që ndodhet gjithashtu në paraburgim, nuk e kishte apeluar vendimin për të kërkuar ndryshim të masës së sigurisë.

Ditën e djeshme, Shkambi ndau një letër nga qelia ku shprehte pendesë për krimin, ndërsa rrëfente kalvarin që ka kaluar në polici, prokurori e gjykata për të marrë pronën që pretendonte se e kishte të trashëguar.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights