Cambridge US snow 1 696x507

Një stuhi dimërore që solli reshje të dendura dëbore ka çuar në anulimin e qindra fluturimeve në Nju Jork dhe në të gjithë SHBA-në verilindore.

Sipas “FlightAware”, e cila monitoron trafikun në hapësirën ajrore të SHBA-së, dje u anuluan 1,659 fluturime në të gjithë vendin – gati 10 herë më shumë se numri i regjistruar një ditë më parë.

Një paralajmërim për stuhi dimërore mbetet në fuqi për rajonin deri sot pasdite. Shi i ngrirë u parashikua gjithashtu në disa vende.

Moti i keq përfshiu vendin gjatë periudhës së udhëtimeve pas Krishtlindjeve, kur miliona njerëz janë në lëvizje.

Shërbimi Kombëtar i Motit parashikoi deri në 13 centimetra dëborë për qytetin e Nju Jorkut,  dhe deri në 28 centimetra në zonat në veri dhe verilindje të qytetit.

Zyrtarët e qytetit u bënë thirrje banorëve të shmangnin udhëtimet e panevojshme dhe të qëndronin në shtëpi.

Sipas raporteve të medias, stuhia mund të sjellë reshjet më të dendura të dëborës në qytet në tre vjet.

“FlightAware” raportoi se tre aeroportet kryesore të Nju Jorkut – “John F. Kennedy” “International”, “LaGuardia” dhe “Newark Liberty International” në Nju Xhersin fqinj – ishin ndër më të goditurat, me një total prej 886 fluturimesh të anuluara.

Dhjetëra fluturime të tjera të anuluara u raportuan në aeroportet në Filadelfia dhe Baltimore, si dhe në Toronto, qendra më e madhe e biznesit e Kanadasë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights