Shalqiri
është një nga frutat e stinës së verës dhe në kushtet e klimës së Shqipërisë,
ne kemi fatin ta konsumojmë nga vetë tokat tona.
Shalqiri është i
pasur me disa substanca. Krahas ujit, në përbërje të tij gjejmë fibrat dhe
kripërat minerale si: fosfori, kalciumi, natriumi, kaliumi dhe hekuri; vitamina
A, C, B2, B1
Antioksidantët; Ngjyra e kuqe e shalqinit i atribuohet likopenit,
një antioksidant që ul rrezikun e radikaleve të lira apo diabetit.
Mbrojtja e lëkurës; Ngrënia e shalqinit shërben si mburojë për
lëkurën. Antioksidanti likopen ndihmon organizmin edhe ndaj djegieve nga
dielli.
Shëndeti i syve; Një racion me shalqin plotëson 30% të nevojës
ditore për vitaminë A, e cila është thelbësore për shëndetin e syve.
Hidratim; Sipas të dhënave, 92 përqind e përmbajtjes së shalqinit
është ujë, ndaj ky frut është ideal për hidratimin e organizmit
pasi ndihmon në uljen e presionit të gjakut. I varfër në sodium, falë prezencës
së potasiumit dhe citrulinës, një aminoacid që ndihmon zgjerimin e venave të
gjakut, ky frut është i shkëlqyer në balancimin e presionit.
Lamtumirë
celulit: Shumë i pasur me ujë dhe tej mase diuretic, shalqiri është aleati ynë
numër një në luftën kundër celulitit.
Antioksidat
natyral: Shalqiri është një antioksidant shumë i fuqishëm, falë vitaminës C, që
lufton veprimin e radikaleve të lira, duke parandaluar plakjen dhe formimin e
qelizave kancerogjene. Ndërkohë, stimulon sistemin imunitar, duke parandaluar
edhe ftohjet gjatë verës.
inflamacionet: Shalqiri është antiinflamatori perfekt, falë likopenës, një
antioksidant që ndihmon në parandalimin e patologjive, madje edhe të rënda.
Likopeni, bashkë me betakarotenin, stimulon në mënyrë të natyrshme prodhimin e
melaninës. Kujtojmë se frutat dhe perimet me lëkurë dhe tul ngjyrë të kuqe, të
verdhë dhe portokalli, duke nisur nga karrotat, specat dhe domatet, janë
aleatët më të mirë për ngjyrën e bukur të trupit.