Mollët e
gjelbra janë fruti i preferuar i shumë njerëzve. Ato janë të athta në shije,
shumë të lëngshme dhe krejt të shijshme për t’u ngrënë. Mollët e gjelbra janë
shumë të veçanta, pasi ato janë shumë të pasura me ushqyes të domosdoshëm.
Megjithëse
mollët vijnë në disa ngjyra, variantet e gjelbra janë më të shëndetshmet nga të
gjitha. Disa nga përfitimet kryesore shëndetësore të mollës së gjelbër:
Të pasura me
fibra
Mollët
jeshile janë një burim i bollshëm i fibrave që ndihmon në përmirësimin e
metabolizmit dhe pastron sistemin tuaj të tretjes. Hani një mollë jeshile çdo
ditë për të eliminuar të gjitha helmet nga trupi dhe mbani larg të gjitha
problemet e tretjes.
Forcon
kockat
Molla
jeshile është një frut i pasur me minerale, pasi përmban kalium, hekur, bakër
dhe zink që janë esenciale për zhvillimin e eshtrave. Ajo parandalon çështjet
kronike mjekësore si reumatizma, pasi rrit funksionet e gjëndrës tiroide.
Mirëmban
shëndetin e mushkërive
Mollët
e gjelbra kanë veti anti-azmatike, pasi kanë më shumë antioksidantë dhe veti
anti-inflamatore.
Ndihmon në
uljen e peshës
Mollët
jeshile janë një ndihmë për ata që dëshirojnë të heqin yndyrën shtesë në trupin
e tyre. Ky frut ka kalori të ulta dhe është i pasur me fibra që ju ndihmojnë
për të luftuar më gjatë urinë.
Më të mirat
kundër diabetit
Mollët e
gjelbra mbajnë nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak nëse jeni duke u
përballur me probleme si diabeti
Zhduk
toksinat e organizmit
Molla e
gjelbër është detoksifikues natyral, pasi ka aftësinë për të pastruar sistemin
e tretjes, veshkave dhe mëlçisë, duke larguar të gjitha toksinat e dëmshme dhe
elementë të tjerë.
Rrit
shëndetin e mëlçisë
Mollët
jeshile janë një burim i fuqishëm i antioksidantëve. Ato mirëmbajnë shëndetin e
mëlçisë dhe e mbrojnë atë nga dëmtimet e viruseve të hepatitit.
Bën mrekulli
për gjakun
Prania e
Vitaminës K në mollën e gjelbër ndihmon në cilësinë e gjakut.
Fuqi kundër
plakjes
Mollët
jeshile përmbajnë fenole, vitamina A dhe C që ngadalësojnë procesin e plakjes.
Duke pirë çdo ditë lëngun e këtij fruti ose duke ngrënë një mollë, do të
reduktoni dëmet e radikaleve të lira. Kjo do t’ju ndihmojë të keni një lëkurë
edhe më tepër rinore.
Ul tensionin
e gjakut
Mollët
e gjelbra kanë fuqi të forta mjekësore falë përbërjes së tyre. Fruti i gjelbër
dhe lëngu i tij konsiderohen si kura të mira natyrore për uljen e presionit të
lartë të gjakut