Boronicat janë të ëmbla, ushqyese dhe
shumë të shëndetshme. Këto fruta kaq të vogla i bëjnë kaq mirë trupit dhe
mendjes sonë. Antioksidantët që gjenden te boronicat janë aq të forta sa janë
të afta për të neutralizuar radikalet e lira që lidhen me zhvillimin e disa
sëmundjeve kardiovaskolare apo tumorale.
Boronicat janë të pasura me fibra që
të mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë. Në Shqipëri boronicat kultivohen
gjerësisht në trevat veriore të vendit.
Kanë pak kalori, por shumë vlera
ushqyese.Boronica përmban hekur, fosfor, kalcium, magnez, mangan, zink dhe
vitaminat C dhe K.
Janë mbreti i ushqimeve antioksidante
Ato kanë kapacitetin më të lartë
antioksidant ndër të gjitha frutat dhe perimet që konsumojmë zakonisht.
Flavonoidët e gjendur tek boronicat janë përbërësi më i mirë antioksdant. Është
vërtetuar se këta përbërës rrisin nivelin antioksidues brenda trupit.
Ulin dëmtimin e ADN-së, duke ndihmuar
në mbrojtjen kundër plakjes dhe ndaj tumoreve
Dëmtimi i ADN-së është pjesë e jetës
së përditshme. Thuhet se kjo ndodh dhjetëra mijëra herë në ditë, në çdo qelizë
të trupit. Dëmtimi i ADN-së është pjesë e arsyes që ne plakemi dhe ky dëmtim
luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e sëmundjeve tumorale.
Për shkak se boronicat kanë sasi të
mëdha antioksidantësh, ato ndihmojnë të neutralizohen disa nga radikalet e lira
që shkaktojnë dëmtimin e ADN-së tonë. Në një studim që zgjati 4 javë, 168
pjesëmarrës pinë 1 litër përzierje të boronicës me lëng molle, çdo ditë. Në
fund të studimit, dëmtimi oksidativ i ADN-së, për shkak të radikaleve të lira,
u reduktua me 20%.
Mbrojnë kolesterolin në gjak
Dëmtimi oksidativ nuk ndodh vetëm në
qelizat tona dhe në ADN. Ky dëmtim është gjithashtu problematik kur
lipoproteina (kolesteroli “i keq”) oksidohet. Në fakt, oksidimi i kolesterolit
të keq ndikon shumë në zhvillimin e sëmundjeve të zemrës.
Ulin tensionin e gjakut
Në një studim, individë me rrezik të
lartë për sëmundje të zemrës vërejtën një ulje 4-6% të presionit të gjakut
(tensionit të lartë), pas konsumimit të 50 gramë boronica në ditë, për tetë
javë.
Ndihmojnë në parandalimin e
sëmundjeve të zemrës
Është e rëndësishme të kuptohet se kur
flasim për ulje të rrezikut përmes konsumit të boronicave, flasim për faktorët
e rrezikut, jo për sëmundjet aktuale.
Kanë efekt anti-diabetik
Përbërësit e boronicave ndihmojnë në
luftën kundër infeksioneve urinare
Ndihmojnë në uljen e dëmtimit të
muskujve pas stërvitjes