Ky frut njihet që në lashtësi me përdorimin e tij në shërimin e shumë patologjive nga mjeksia kineze. Së fundmi edhe mjeksia moderne i ka njohur disa veti tepër të dobishme për shëndetin. Të dhënat më bindëse rreth këtij ushqimi tregojnë ndikim në këto katër aspekte shëndetësore:



Rregullim i diabetit – Tipi 2

Pjepri i hidhur përmban një substancë që ka veprim të ngjashem me insulinën duke ndihmuar kështu, uljen e nivelit të sheqerit në gjak. Gjithsesi, duke pasur këtë efekt, cdo pacient që vuan nga diabeti duhet të jetë tepër I kujdesshëm në perdorimin e tij krahas mjekimit pasi mund të shkaktojë hipoglicemi. Per këtë arsye, konsumi I frutit duhet të bëhet gradualisht, nën mbikqyrje dhe me aprovimin e mjekut.

Dobësim

Personat që vuajnë nga crregullime të sheqerit për shkak të rezistencës ndaj insulinës, janë të prirur të shtojnë peshë dhe mase dhjamore. Në këtë rast, fruti ka ndikim shumë pozitiv pasi, rregullimi i metabolizmit të sheqerit presupozon arritjen e një peshe trupore optimale.
P
ërbëres të ketij fruit aktivizojnë tve njejtat enzima që clirohen pas nje ushtrimi fizik, të cilat sigurojnë kalimin e glukozës brenda qelizës ku përdoret për energji.

Qetesim i aparatit tretes

Konsumi i pjeprit të hidhur ndikon në mënyrë kurative për ulcerën e stomakut, duodenit, si dhe për kolitin.

Eliminim i qelizave kanceroze

Disa ekstrakte të këtij fruti janë zbuluar të kenë efekt toksik për qeliza kanceroze . Një studim ka treguar veprimtari antikanceroze ndaj qelizave


Pjepri i hidhur sh
ërben si një ushqyes i mirë i mëlcisë dhe ndihmon shëndetin e lëkures në rastet e psoriazes dhe akneve. Ai është një burim substancash kimike të cilat përforcojnë mekanizmat e mbrojtes.
https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights