Një tjetër pallat pa leje është konfiskuar nga autoritete në Tiranë. Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet një tjetër aksion për ndërtimet pa leje.

Rama shprehet se vijon operacioni i ligjzbatimit mbi çdo metër shtesë të ndërtuar pa leje për qëllim fitimi.

“Atyre që thonë pse u kujtuat tani, u them jemi kujtuar që ditën e parë të punës, prandaj edhe kemi 10 herë më pak metra katrorë në shkelje të lejeve të ndërtimit, se sa kur e nisëm punën” shprehet Rama.

I pranishëm në këtë aksion ka qenë vetë ministri Bledi Çuçi, i cili u shprehe se të tjerë pallate po verifikohen.

Sipas Çuçit pallati i sekuestruar sot ka kate pa leje dhe ka një ndryshim në projekt, pas verifikimit do konfiskohet.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights