Një lajm i bujshëm vjen nga Anglia, Cristiano Ronaldo po mendon seriozisht rikthimin në Itali! 

Sipas asaj që raporton “The Sun”, ylli portugez do ta dëshironte një kalim sërish në Serie A me Napolin, që është ende i interesuar për 5 herë fituesin e “Topit të Artë”.

Edhe pse u fol se Chelsea do ta joshte luzitanin për një kalim të mundshëm në muajin janar, ende nuk ka asnjë ofertë konkrete për sulmuesin 37-vjeçar, të cilit me Manchester United i skadon kontrata më 30 qershor 2023.

 

Aktualisht, me fanellën e “Djajve të Kuq” në Premier League, Cristiano Ronaldo është aktivizuar në 8 ndeshje duke shënuar dhe 1 gol.

Vlen të theksohet se në Itali, Ronaldo u aktivizua me Juventus gjatë sezoneve 2018 deri në 2021, ku arriti të fitonte 2 tituj kampionë, 1 Kupë të Italisë dhe 2 Superkupa të Italisë.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights