Whatsapp image 2025 08 26 at 12.52.48 1024x684

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat, sot më 26 gusht, komentoi projektligjin e qeverisë për administratën duke e quajtur “një paçavure të vërtetë”.

“Në rrafshin e teknikës juridike përfaqëson një mjerim total, një zhgarravinë të vërtetë”, tha Berisha.

Sipas Berishës, administrata aktuale funksionon mbi bazën e ligjit 90 të vitit 2012, i cili si çdo ligj tjetër mund të amendohet, abrogohet dhe zëvendësohet.

Por ai akuzon qeverinë se i ka bërë amendimet duke shkelmuar parimet e funksionimit të administratës shtetërore dhe ato kushtetuese të ndarjes së pushteteve.

“Kjo përbën një atentat të ri ndaj asaj ndarje pushteti që ka mbetur në letër dhe përpjekje demoniake e Edi Ramës për të futur në duart e tij çdo pushtet që ka mbetur me sadopak autonomi”, tha Berisha.

Kryedemokrati Berisha u pyet edhe për situatën politike. Ai theksoi se PD-ja do të ndërmarrë “të gjithë hapat e nevojshme për t’i rezistuar kësaj narkodiktature, këtij narkoshteti, duke u ripërtërirë, duke u riorganizuar”.

I pyetur nëse do ta hapë ai Kuvendin e ri, duke qenë se është deputeti më i vjetër, Berisha u përgjigj kështu:

“Një parlament joligjitim nuk mund ta hap kurrë. Nuk mund t’i bëjë vendit tim unë një antishërbim të tillë. Po të ishte legjitim, me kënaqësi do ta bëja, por ky është një parlament jolegjitim, nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve shqiptarë”.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights