Kuvendi i Kosovës ka dështuar në seancën konstituive edhe në tentimin e 52-të që u mbajt këtë të premte, 25 korrik.
Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari ftoi sërish partitë e ish-opozitës për të propozuar kandidatë për formimin e komisionit të votimit të fshehtë për kryeparlamentar.
PDK, LDK dhe AAK sërish nuk patën propozim për kandidatë për komision, teksa votimi i këtij komisioni nuk kaloi. Komisioni mori 54 vota për, teksa PDK, AAK dhe LDK nuk morën pjesë në këtë votim.
Seanca e radhës është caktuar të mbahet ditën e nesërme, 26 korrik, në orën 14:00.