Kuvenddd 1024x564

Jorida Tabaku akuza mazhorancës: Po shkelni Kushtetutën!

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka ngritur shqetësimin në Kuvend për mungesën e transparencës dhe respektimit të rregullave në raportimin e institucioneve të pavarura.

Ajo akuzon mazhorancën se po shkel rregulloren e Kuvendit, pasi sipas saj se komisioni parlamentar për Monitorimin e Institucioneve të Pavarura, është antikushtetues dhe në shkelje të rregullores së Kuvendit.

“Çështja e parë lidhet me raportimin e institucioneve të pavarura. Nuk kemi pasur mundësinë ta trajtojmë këtë çështje gjatë sesionit të vjeshtës. Për dy muaj nuk e di se çfarë do t’u vendosim në dispozicion këtyre institucioneve.
Është e papranueshme që të jemi në shkelje të Kushtetutës për këtë pikë. Çdo institucion ka një përgjegjës, i cili reflektohet në kalendarin dhe programin e projekteve.
Ajo që po bëni me komisionin e ri që keni krijuar është thjesht një mënyrë për t’i dhënë punë atij zotërisë, por kjo është kundër rregullores.”, 
tha Tabaku.

Boçi-mazhorancës: Ktheni debatin parlamentar

Deputeti Luçiano Boçi kritikoi ashpër mënyrën se si po zhvillohet puna në Parlament dhe kërkoi rikthimin e debatit të plotë parlamentar

“Kur na e keni dhënë hapësirën për debat ju, e keni hequr në këtë pikë. Kjo është ajo që po bëni ju, ndërsa ne ngremë shqetësimin dhe shfrytëzojmë çdo hapësirë për debat, edhe për procesverbalin, edhe për procedurë. E di si e keni bërë këtë parlament, Zoti Peleshi: e keni kthyer në një dyqan, ku pronari kërkon të pastrojë para, pret fatura fallco, përzë njerëzit dhe e mbyll. Ky është një dyqan-parlament”, tha Boçi.

Ai shtoi se opozita po vihet me “shpatulla pas murit” dhe kërkoi që debati parlamentar të rikthehet me kohë të mjaftueshme për të diskutuar çështjet në mënyrë të plotë.

“Ktheni debatin parlamentar!”, përfundoi deputeti.

Taulant Balla: Po ndodh diçka e paprecedentë në Kuvend

Taulant Balla ka kërkuar sot respektimin e Rregullores së Kuvendit dhe ndërprerjen e diskutimeve jashtë rendit të ditës, duke theksuar se seanca nuk mund të fillojë me debat mbi procesverbalin.

“Në seancë kam marrë fjalën dhe, bazuar në procesverbal, kujtoj që kam kërkuar respektimin e nenit 44, pika 2, të Rregullores.
Citoj se seanca fillon me miratimin e procesverbalit dhe pas miratimit, fjala u jepet vetëm deputetëve që kërkojnë të propozojnë korrigjim ose të saktësojnë mendimin e tyre.” Kemi mbi 20 minuta që dëgjojmë diskutantë që s’kanë dhënë asnjë informacion për fjalimin e tyre ‘historik’ të para disa ditëve. Për herë të parë po ndodh një precedent që s’ka ndodhur asnjëherë më parë.
Nuk ka pasur diskutime të kësaj natyre në rendin e ditës – diskutime të tilla bëhen pas miratimit të rendit të ditës.

Kemi pasur një diskutim të mirë në Konferencën e Kryetarëve, por deputetja nuk priti, por mori fjalën për procesverbalin. Pak durim, do të shkojmë te ajo pikë. Z. Kryetar, duhet t’i japim fund këtij procesi, s’mbahet mend të nisë Kuvendi me procesverbalin!”, tha Balla.

 

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights