656702285 1243444591298648 2867442999819896401 n 696x392

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale informoi sot se ka nisur zyrtarisht zbatimi i projekteve Prisma dhe Anma, pjesë e programit të përbashkët “MATHERNA”, në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet qeverisë italiane dhe asaj shqiptare .

MSHMS bën me dije se “ky zhvillim shënon kalimin nga faza planifikuese në atë konkrete të implementimit, përmes ngritjes së grupeve teknike dhe shkencore të punës”.

Sipas njoftimit, programi do të shtrihet në spitalet universitare dhe ato rajonale, duke synuar rritjen e kapaciteteve në kujdesin neonatal, modernizimin e terapive intensive me teknologji bashkëkohore, standardizimin e protokolleve klinike dhe forcimin e rrjetit referues në të gjithë vendin.

“Matherna”, sipas MSHMS-së është një program i harmonizuar me prioritetet e Strategjisë Kombëtare të Shëndetësisë dhe me objektivat e reformave të Qeverisë Shqiptare, që synojnë uljen e mortalitetit neonatal dhe maternal në nivele të krahasueshme me vendet e Bashkimit Evropian.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights