1705236685 pastrim

Që në orët e para të mëngjesit, në Velipojë ka nisur një operacion i gjerë pastrimi pas prurjeve të shumta që kanë sjellë një sasi të konsiderueshme mbetjesh në bregdet.

Ekipet e shërbimeve publike të Bashkisë Shkodër dhe tre fadroma të Ndërmarrjeve të Bashkisë janë angazhuar në terren, duke punuar intensivisht për pastrimin e gjithë brezit ranor. Puna pritet të vazhdojë deri në rikthimin e plotë të normalitetit.

Kryeministri Edi Rama solli pamje nga pastrimi në bregdetin e Velipojës, duke theksuar se ekipet e shërbimeve publike dhe fadromat e Ndërmarrjeve të Bashkisë janë në terren, duke punuar për pastrimin e gjithë brezit ranor, për shkak të volumit të madh të mbetjeve që prurjet kanë sjellë në breg, si pasojë e shirave intensivë të javëve të fundit

Ndërkaq, Alban Preka, nënkryetar i bashkisë së Shkodrës informoi se të gjithë punonjësit e bashkisë janë angazhuar në një aksion masiv për pastrimin e gjithë sipërfaqes së rërës në plazhin e Velipojës.

“Sot të gjithë strukturat po angazhohen me mjetet e tyre për të ndryshuar gjendjen e pastërtisë në këtë plazh. Një aksion i mirëmenduar sot, përfshin një numër të konsiderueshëm punonjësish dhe mjetesh. Ne kemi ndjekur me shqetësim situatën e krijuar nga depozitimi i këtyre mbetjeve në sipërfaqen ranore të plazhit të Velipojës. Ky aksion do të vazhdojë edhe në ditët në vijim deri në pastrimin total të gjithë sipërfaqes ranore”, tha Alban Preka.

Edhe kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci njoftoi se ekipet e shërbimeve publike dhe tre fadromat e ndërmarrjeve të bashkisë Shkodër, do të qëndrojnë në këtë bregdet, deri në pastrimin e plotë.

Beci u shpreh se situata është një kujtesë e fortë: “Çdo ndotje që i bëjmë natyrës, ajo na e kthen përpara syve. Prandaj mbrojtja e saj fillon nga secili prej nesh”.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights