Shefja e diplomacisë evropiane Kaja Kallas e ka nisur nga Podgorica turin e saj ballkanik që kur mori detyrën.
Kallas ka takuar presidentin malazez Milatoviç dhe kryeministrin Spajiç. Ajo do të akordojë një paketë mbështetjeje për Ushtrinë e Malit të Zi me vlerë 6 milionë Euro në kuadër të Instrumentit Evropian të Ndihmës për Paqe.
Të martën Kallas do të jetë në Tiranë ku do të zhvillojë takime me presidentin Begaj dhe kryeministrin Rama.
Ajo do të kryesojë forumin e parë të dialogut të sigurisë me vendin tonë dhe do të marrë pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes financiare për ndërtimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë.