if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Shkolla1 770x439 1 750x428 1

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në Facebook të gjitha detajet e vitit të ri shkollor 2025-2026 për arsimin bazë, të mesëm dhe të lartë. Nxënësit e arsimit bazë dhe të mesëm do të nisin mësimin më 8 shtator dhe do të përfundojnë më 12 qershor 2026.

Për maturantët, mësimi përfundon më 25 maj, ndërsa provimet do të zhvillohen mes 1-26 qershor 2026. Nxënësit e klasave të 9-ta përfundojnë mësimin më 29 maj, me provimet të planifikuara për 15-26 qershor.

Pushimet shkollore:

-Dimërore: 22 dhjetor 2025-2 janar 2026 për të gjithë nivelet e arsimit.

-Pranverore: 30 mars-3 prill 2026 për arsimin bazë.

Regjistrimet për klasat e para dhe të dhjeta vijojnë deri më 31 Gusht, përmes platformës e-Albania. Librat falas do të shpërndahen pranë shkollave, ku prindërit duhet të informohen për datat dhe mënyrën e marrjes.

Masat në shkolla: Përdorimi i telefonave gjatë mësimit apo në ambientet e shkollës mbetet i ndaluar, dhe çdo shkelje do të raportohen menjëherë tek prindërit. Nxënësit nxisin të ndjekin programet psiko-sociale dhe të mbajnë kontakt me oficerët e sigurisë në shkolla.

Konkurse kombëtare këtë vit:

-Për shkollat 9-vjeçare: Konkursi Kombëtar i Teatrit

-Për shkollat e mesme: Festivali i Shkencës

-Për klasat e 9-ta: Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe

Ky vit shkollor vjen me kushte më moderne dhe me më shumë përqendrim në sigurinë dhe mirëqenien e nxënësve, ndërsa shteti synon të inkurajojë pjesëmarrjen aktive të prindërve dhe bashkëpunimin me strukturat arsimore.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights