Një aksident ka ndodhur në Elbasan. Një automjet ka përfunduar në përroin e Zaranikës, në afërsi të lagjes “Skënderbej”, e njohur ndryshe si lagjja “Fushë Mbret”.
Sipas informacioneve paraprake, mjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përroin anësor. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë vetë nga automjeti pa pësuar dëmtime.
Autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet që çuan në këtë aksident.
