Mediat serbe raportojnë se një incident i rëndë ndodhi para godinës së Kuvendit të Serbisë, ku një person është plagosur nga të shtënat me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e sotëm, 22 tetor, në “Pionirski park”, ku prej ditësh ka pasur protesta dhe bllokada.
https://x.com/HJHerewards/status/1980914073622741420
Pas të shtënave, agresori ka djegur një tendë, që ishte e vendosur në zonën e protestës. Ekipet zjarrfikëse kanë ndërhyrë dhe janë duke punuar për shuarjen e plotë të zjarrit.

I plagosuri është dërguar menjëherë në spital dhe sipas raportimeve të para, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe pritet një reagim dhe nga qeveria serbe.