Policia e Shtetit ka hartuar një, plan masash për garantimin
e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas ndeshjes ndërkombëtare të futbollit
ndërmjet ekipeve të Shqipërisë dhe Moldavisë, që do të zhvillohet në datën 17
qershor 2023, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”.
Për mbarëvajtjen e
këtij aktiviteti, si dhe për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve në qytetin
e Tiranës, gjatë datës 17 qershor 2023, nga ora 16:00 deri në përfundim të
ndeshjes, nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, do të
aplikohen kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore në afërsi të
stadiumit.
Rrugët që do të
jenë të bllokuara:
-bulevardi
“Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi i Presidencës deri te stadiumi;
-rruga “Papa Gjon
Pali II”;
-rruga “Dervish
Hima”, nga ambasada e SHBA-së deri te stadiumi;
-rruga “Asim
Zeneli”, nga ambasada e SHBA-së” deri te stadiumi;
-rruga
“Themistokli Gërmenji”;
-rruga “Ismail
Qemali”, nga kryqëzimi i liceut deri te stadiumi;
-rruga “Mustafa
Matohiti”, nga shkolla “Kosova” deri te stadiumi;
-rruga “Jul
Variboba”, nga posta deri te stadiumi;
-rruga “Gjergj
Filipi”;
-rruga “ Lekë
Dukagjini”, nga ish-Gardës së Republikës deri te stadiumi;
-rruga “Avdyl
Frashëri”, nga kryqëzimi i Librit Universitar deri te stadiumi.