Image 435 1024x682

Nesër nis rinumërimi për të gjitha qendrat e votimit në Fier dhe Tiranë. Do nisë pjesërisht ky proces për Durrësin dhe Elbasanin.

Pas kërkesës së koalicionit opozitar Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, në kryeqytet pritet të rinumërohen 1282 kuti votimi.

Opozita shpreson të gjejë 1300 vota në favor të saj, që do t’i japin mandatin e 14-të, që në garën e 11 majit pas numërimit të votave të emigrantëve, ia mori Partia Mundësia. Rinumërimi në Tiranë rrit shanset edhe për ata që patën një garë të ngushtë në listë të hapur, por nuk ia dolën të fitonin mandatin.

Ndërsa për Fierin, Partia Demokratike thotë se në kutitë e votimit ka prova që faktojnë manipulimin e procesit elektoral, ndonëse në qarkun e Fierit koalicioni ASHM arriti të marrë vetëm 4 mandate, kundrejt 12 që mori Partia Socialiste. Në total do të hapen 587 kuti votimi.

Po ashtu, pritet hapja e 97 kutive të Peqinit dhe Gramshit për të verifikuar parregullsitë që pretendohen nga PD. Fletët nuk do të rinumërohen për efekt rezultati por vetëm për të krahasuar të dhënat në kuti me ato të procesverbale.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights