Selite e pd dhe ps 1024x576

12 Marsi është afati i fundit që kanë në dispozicion partitë dhe koalicionet që do të hyjnë në zgjedhje më 11 Maj. Për këtë arsye pritet që ato të dorëzojnë nesër në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën e plotë të kandidatëve në 12 qarqe të vendit.

Partia Demokratike njoftoi se të mërkurën do të mbledhë në orën 16:00 Kryesinë për të miratuar listën e kandidatëve të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”. Më pas në orën 19:00 do të mblidhet Këshilli Kombëtar për të miratuar në parim listën.

Ndërsa Partia Socialiste do ta mbledhë kryesinë në orën 19:00 të së mërkurës për të përcaktuar po ashtu listën përfundimtare.

Si do të jenë listat?

Gjithçka mbetet për t’u zbuluar të mërkurën, por deri më tani dimë se nga Partia Demokratike është kryer procesi i primareve. Kandidatët për deputetë hynë në garë brenda selisë blu. Pjesë e këtij procesi u bë thuajse i gjithë grupi parlamentar i PD-së me përjashtim të 5 deputetëve. Por pavarësisht votës së anëtarësisë,vendimin final e ka kryesiae kësaj force politike.

Në anën tjetër kryesocialisti Edi Rama ua ka bërë të qartë deputetëve të tij skemën e ardhshme të përzgjedhjes së ekipit të tij garues.

Ai paralajmëroi se të gjithë deputetët përveç drejtuesve politikë do të jenë në listë të hapur. Sa i përket listës së mbyllur ai deklaroi se do t’u takojë grave, vajzave dhe djemve të rinj.

Megjithatë e mërkura do të jetë dita që do të vulosë gjithçka.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights