Ilir Meta: Ilir Meta i ka mbajtur të gjitha premtimet e tij, meqë përmendët Allende, e kam bërë atë deklaratë dhe e dija se çfarë vinte pas saj, por nëse do isha Allende, Rama s’do ishte dot Pinochet.

Unë e kam mbajt premtimin tim dhe deri në 24 korrik aty ka qenë një kështjellë e paprekshme e kushtetutës dhe i kam fituar të gjitha betejat.

 

Për çështjen e ligjit që ca kanë bërë këta mbrëmë, dihet, ‘u mbars mali dhe polli një mi’… Mali u mbars mbrëmë në mes të natës dhe polli një mi. Meqë nuk i dalin ato dy breshkat të marrë një mi.

Edi Rama kërkon të shmangë vëmendjen nga këto 1 miliard dollarë të reja që planifikon për 7 kontrata të reja për vitin që vjen. Këtu janë lekët dhe për pedagogët dhe për studentët. Këtu janë lekët dhe për të rritur pensionet, këtu janë lekët për të rritur rrogat.

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një deklaratë për mediat ka shprehur edhe një herë qëndrimin në krah të protestës së pedagogëve.

Ai tha se qeveria thotë se nuk ka para për rritjen e rrogave të tyre, por shtoi se për vitin e ardhëm, ka parashikuar 7 kontrata me PPP që kapin vlerën e 1 mld dollarëve.

Ilir Meta: Edhe një herë shpreh solidaritetin e plotë dhe të vendosur të Partisë së Lirisë. I siguroj të gjithë se angazhimi i PL do të jetë arsimi.

Si kryeministër dikur, në një situatë të tillë, i kam rritur deri në 58% pagat e pedagogëve. Sot mundësitë janë shumë herë më të mëdha.

 

Ndërkohë që me arrogancë dhe cinizëm i thotë jo pedagogëve se e paska zënë lufta me Putinin, shikoni çfarë bën, projekt buxheti rrit mbështetjen për PPP dhe 7 kontrata me PPP parashikohen për vitin e ardhshëm me vlerë 1 mld dollarë.

Shikoni edhe për profesionistët e lirë, do paguajnë 17 mln euro më shumë vitin që vjen, se ky do që të ikin ose të bëhen robër të këtij regjimi.

Ndërkohë e keni vënë re që thotë jemi në luftë me këtë diktatorin. Po si shpjegohet që çmimet në Ukrainë janë më të lira se në Shqipëri. Në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Serbi, Mali i Zi janë shumë më të lira se në Shqipëri?

Përkeqësimi i situatës në vend ka vetëm një përgjegjës, ai që qeveris prej 10 vitesh dhe që tani nuk ka më asnjë justifikim.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights