Dhuka 1024x579

Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja, Majlinda Dhuka, ofroi një panoramë të progresit të Shqipërisë në procesin e negociatave me Bashkimin Europian, duke theksuar se vendi po ecën me hapa konkretë dhe të sigurt për të përmbushur reformat që e afrojnë me standardet europiane.

Sipas Dhukës, Shqipëria ka treguar konsistencë dhe vazhdimësi në rrugën e saj drejt familjes europiane, duke fituar mbështetjen e vendeve anëtare dhe duke realizuar punë sistematike në përmbushjen e kushteve të ndërmjetme, sidomos në fushat e drejtësisë dhe të të drejtave të njeriut.

“Siç dihet, Shqipëria ecën me hapa të sigurt, konsistente, pas asnjë ndërprerje në rrugën e familjes europiane, si në pikëpamjen teknike ashtu edhe të reformave. Shqipëria ka marrë mbështetjen nga vendet europiane. Gjatë vitit të kaluar, Shqipëria i çeli negociatat me një hap sistematik dhe njëkohësisht bëri një punë konsistente sa u takon kushteve të ndërmjetme, të cilat janë kërkesa të veçanta reformash dhe arritjesh, sidomos me drejtësinë dhe të drejtat e njeriut. Shqipëria ka marrë edhe vlerësimin pozitiv të këtij komisioni europian në fund të shkurtit. Nga Shqipëria presim me durim dhe besim dhe në javët e ardhshme jemi të gatshëm që të presim të gjitha vlerësimet edhe nga vendet anëtare. Shqipëria duhet të kalojë edhe në fazën e mbylljes së kapitujve.”

Ajo nënvizoi se vendi ka marrë vlerësim pozitiv nga Komisioni Europian dhe vazhdon të përmbushë detyrimet për mbylljen e kapitujve të negociatave. Dhuka shtoi se deri në vitin 2026 synohet të mbyllen 12 nga 16 kapituj, ndërsa grupkapitujt e tjerë do të përgatiten gradualisht.

“Prandaj, dhe ne kemi filluar përmbylljen e negociatave. Edhe gjatë vitit 2025 kemi punuar edhe për mbylljen e negociatave. Shqipëria është proaktive dhe kjo është arsyeja pse arrin që të lëvrojë gjithmonë në kohë të gjitha detyrimet. Sigurisht, puna është komplekse, që do të thotë se shtrihet në shumë institucione njëkohësisht dhe është shumë granulare. Janë ndërfaqe aktive me të cilat ne punojmë për të ndërmarrë çdo nisëm. Siç përmenda, Shqipëria mendon së paku sa i përket vetëvlerësimit të saj, se i ka përmbushur të 24 kushtet e ndërmjetmeve. Shqipërisë i janë dhënë tashmë kushtet për mbylljen e negociatave për 30/31 grupkapituj. Deri në vitin 2026, ne kemi ambicie që të kemi mbyllur 12/16 kapitujt dhe më pak grupkapitujt e tjerë.”

Si po ecin negociatat deri tani

Siç bëri me dije Dhuka, janë hapur negociatat për 33 kapituj dhe 3 kritere.
“Ka 24 kushte dhe 92 probleme që duhet zgjidhur. Këto duhet të përmbushen plotësisht deri në shkurt 2026”, u shpreh Dhuka.
“Janë 101 kushte që duhet përmbushur për të mbyllur kapitujt, plus 32 të tjera. Në vitin 2026, pritet të mbyllen 16 kapituj me 41 kushte. Në vitin 2027, pritet të mbyllen 18 kapituj me 60 kushte, plus 32 të tjera”, theksoi ajo.

Plani Europian për vitet 2026-2027

Ka mbi 630 iniciativa për transformimin e vendit dhe përgatitjen për anëtarësim në BE.
Për vitin 2026, plani përfshin 416 masa: 145 ligje dhe 271 akte nënligjore.
Për vitin 2027, plani përfshin 214 masa: 73 ligje dhe 141 akte nënligjore.

Ngarkesa e Institucioneve dhe Sektorët ku duhet të fokusohemi

Disa institucione kanë më shumë kapituj për të punuar sesa të tjerët.
Institucioni me më shumë kapituj është MEI (Ministria e Ekonomisë dhe Infrastrukturës).
Më pas vijnë MF (Ministria e Financave) dhe MIE (Ministria e Inovacionit dhe Energjisë).
Institucione të tjera si MBZHR (Ministria e Bujqësisë), MA (Ministria e Arsimit), MSHMS (Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale) dhe BSH (Bankë e Shqipërisë) kanë gjithashtu disa kapituj.
Institucione të tjera kanë më pak kapituj.

Sektorët ku duhet të përqendrohemi:

Siguria Ushqimore (kapitulli 12)
Mbrojtja e Konsumatorit dhe Shëndetit (kapitulli 28)
Politika Sociale dhe Punësimi, përfshirë shëndetin dhe sigurinë në punë (kapitulli 19)
Mjedisi (kapitulli 27)
Politika Fiskale (kapitulli 16)
Doganat (kapitulli 29)
Bujqësia (kapitulli 11)
Energjia (kapitulli 15)
Rrjetet Pan-Europiane (kapitulli 21)

Kushtet mbyllëse për çdo kapitull

Disa kapituj kanë më shumë kushte që duhet të përmbushen për t’u mbyllur.
Kapitulli me më shumë kushte është kapitulli 27, që ka të bëjë me Mjedisin dhe ndryshimet klimatike, me 9 kushte.
Kapitulli 14, që lidhet me Politikën e Transportit, ka 7 kushte.
Kapitulli 12, për sigurinë ushqimore, veterinarinë dhe mbrojtjen e bimëve, ka 6 kushte.
Kapitulli 22, për politikat rajonale dhe koordinimin e instrumenteve strukturore, ka gjithashtu 6 kushte.
Kapitulli 11 ka 5 kushte.
Ka edhe kapituj të tjerë me 4, 3, 2 ose 1 kusht për t’u mbyllur.

Kapitujt me ngarkesën dhe numrin më të madh të kushteve janë:

27 – Mjedisi dhe ndryshimet klimatike
14 – Politika e transportit
12 – Politikat e sigurisë ushqimore, veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve
22 – Politikat rajonale dhe koordinimi i instrumenteve strukturore
9 – Shërbimet financiare
1 – Lëvizja e lirë e mallrave

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights