Rruga ne qytetin japonez yashio 1024x614
Kjo vrimë gjigante në një rrugë në qytetin japonez të Yashio ka “gëlltitur” një kamion. Ekipet e shpëtimit po vijojnë operacionin për të shpëtuar shoferin e kamionit, i cili ka mbetur i bllokuar për orë të tëra. Ekipi fillimisht planifikoi të shpëtonte shoferin duke hyrë në gropë, por dy anëtarë u plagosën lehtë, ndërsa u përpoqën te ndërhynin. “Operacionet e shpëtimit po vazhdojnë për 24 orë”, megjithatë “ne nuk jemi në gjendje të kontaktojmë shoferin”, tha një zëdhënës i departamentit të zjarrfikësve për mediat e huaja. Autoritetet vlerësojnë se gropa është rreth 33 metra e gjerë afërsisht sa madhësia e një pishine dhe 20 metra e thellë. Policia ka nisur një hetim  për të zbuluar çfarë e shkaktoi gropën, e cila është shfaqur në një rrugë  ku ka shumë restorante dhe biznese lokale. Ndërkohë, në mediat sociale jane ngritur shqetësime për infrastrukturën lokale.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights