Capture 58

Një 26-vjeçar i identifikuar si Besmir Ajazi është kapur dhe ekstraduar nga Greqia në Shqipëri. Ai dy vjet më parë plagosi me thikë një person në qytetin e Kuçovës.

I riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për ngjarjen kriminale.

Konkretisht në vitin 2023, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ai akuzohet se në vitin 2023, në lagjen “Llukan Prifti”, Kuçovë goditi disa herë me thikë një qytetar, gjatë një konflikti të çastit me të.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights