Ekstradim 696x378

Një 37-vjeçar i akuzuar për disa vepra penale, është ekstraduar nga Belgjika.

Policia njoftoi se në kuadër të operacionit të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u ekstradua M. Ç., 37 vjeç, lindur në Elbasan.

Sipas policisë, ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 22.11.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat  penale “Vrasja me paramendim”, ”Organizata kriminale”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe ”Korrupsioni aktiv ne sektorin privat”.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights