640 0 1734003196xpeleshi 912

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Niko Peleshi tha sot nga foltorja e Kuvendit se opozita dhe mazhoranca nuk janë njësoj. Pelshi tha se mazhoranca mbështet dhe bashkëpunon me institucionet, ndërsa opozita bën të kundërtën, sipas tij. Ai shtoi se mazhoranca i beson tek institucionet ndërsa opozita do që t’i shpallë vetë kriminelët.

“Ne nuk jemi njësoj, sepse ndahemi në disa qëndrime të rëndësishme, së pari në raport me institucionet. Ne jemi për institucionet, ju jeni për feude. Ne jemi për rrugën e vështirë për fitim afatgjatë…Rritje ekonomike nuk mund të ketë pa institucione, ne jemi me institucionet edhe kur ato jo gjithmonë prodhojnë lajme të mira për ne.

Ju SKAP thoni kur doni të mbroni vetën tuaj, dhe SPAK kur keni interesin tuaj. Jeni me dy standarde. Ju nuk e keni problem të përmendni emra njerëzish dhe t’i shpallni fajtorë hajdut kriminel, por ku e gjeni ju të drejtën të bëni prokurorin, gjykatësin dhe larg qoftë e keni bërë ekzekutorin. Ne i besojmë institucioneve, ju doni t’i shpallni vetë kriminelët”, tha Peleshi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights