Policia me urdhër të prokurorisë së Tiranës ka ushtruar kontroll ditën e djeshme në banesën e Valter Bamit në Nikël, i arrestuar pas atentatit ndaj Gentian Bejtjas në oborrin e banesë ku u vra kunati i tij Ramazan Sino dhe u plagosën dy djemtë e tij të mitur.


Policia shkoi në banesë në kërkim të armës sportive, të cilën ai ka pretenduar se e ka me leje, dhe se gjurmët e barutit të gjetura te kyçin e dorës së majtë janë përfituar prej përdorimit të saj dhe jo të plumbave të kallashnikovit që u qëlluan mesnatën e 4 korrikut.
Nëse arma do të gjendet, baruti i saj do të krahasohet me faktorët plotësues që janë gjetur në kyçin e dorës së majtë të Valter Bamit, në momentin e shoqërimit menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në Larushk.


Valter Bami i arrestuar prej 7 korrikut 2023 ka paraqitur në gjykatë edhe një dokument, përmes së cilit pretendon se armën sportive, e cila cilësohet si alarmuese, e ka me lejen dhe mbanë datën 20 tetor 2020, të lëshuar nga Sistemi i Informatizuar i Menaxhimit të Armëve në Komisariatin e Policisë së Krujës.

Pas shoqërimit në policinë e Krujës herën e parë, por edhe pasi u ndalua për shkak të ekspertizës së barutit, Bami ka mohuar akuzën duke pretenduar se nuk ka lidhje me atentatin që u shkrehën rreth 30 plumba kallashnikovi në oborrin e shtëpisë së Gentian Bejtjas.

Megjithatë, mësohet se pas kontrollit nga policia, arma sportive nuk është gjetur.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights